Katy Perry dhe Orlando Bloom janë fejuar dhe lajmin e dhanë në mënyrën më të ëmbël

Katy Perry dhe Orlando Bloom më në fund e kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre. Pak orë më parë këngëtarja e njohur e dha lajmin në ‘Instagram’ duke postuar një foto me unazën. Siç edhe duket qartë, rrethi ka disa gurë diamanti dhe vlera e tij duhet të jetë shumë e madhe.

Menjëherë pas publikimit të fotos kanë nisur edhe urimet për çiftin nga fansa dhe kolegë. Orlando dhe Katy kanë qenë të lidhur prej një kohe të gjatë. Ata kanë pasur shumë ulje ngritje, ndarje dhe ribashkime, por më në fund gjërat kanë shkuar në vendin e tyre