Kate Middleton, e veshura më bukur në premierën e “Spectre”

Dukesha e Anglisë, Kate Middleton u vlerësua nga mediat si e veshura më bukur nga të pranishmit në premierën e filmit “Spectre”. Edhe pse në tapetin e kuq ishin yje të kinematografisë botërore, terreni nuk ishte aspak i vështirë që Middleton të rrëmbente vëmendjen. Ajo ra në sy me fustanin e saj bojëqielli të gjatë, të dizenjuar nga Jenny Packham dhe këpucët me taka të larta ngjyrë ari te Jimy Choo.