Kate Middleton bën postimin e parë në ‘Instagram’ dhe mori vëmendjen e të gjithëve

Dukesha Kate Middleton ka bërë postimin e saj të parë në Instagram, nëpërmjet profilit së tyre, ‘Kensington Royal’. Ditën e dielë u publikuan fotografi nga udhëtimi i Kate dhe Prince William në Pakistan, së bashku me një dedikim të veçantë i bërë nga vetë Dukesha. “Komuniteti në fshatin SOS është i ndërtuar rreth familjes – familja më e mirë e mundshme që mund ta imagjinoni – atje ku të gjithë bashkohen për të edukuar, dashuruar dhe mbrojtur fëmijët nën kujdesin e tyre. Këta fëmijë të ndjeshëm, shumë prej të cilëve kanë hasur rrethana traumatike, ushqehen në këtë mjedis të kujdesshëm dhe janë në gjendje të formojnë këto marrëdhënie cilësore që ata aq shumë duan t’i zhvillojnë. Katerina”, shkruan ajo. Çifti mbretëror arriti në Pakistan të hënën dhe u kthyen në Londër të premten. Gjatë kohës që ishin në jetimore ata morën pjesë në lojëra të shumta dhe qëndruan pranë fëmijëve.