Kate Hudson nuk i intereson mendimi i të dashurit për flokët e saj

E keni dëgjuar shprehjen ‘meshkujt nuk i pëlqejnë flokët e shkurtër’? Epo, jo të gjitha vajzave iu intereson diçka e tillë. Madje, ka dhe nga ato si Kate Hudson, që e shprehin krejt hapur një qendrim të tillë. E ftuar në emisionin e Ellen Degeneres, Hudson nuk i ka shpëtuar vëmendjes së kushtuar për ndryshimin e modelit të flokëve, që nuk ka ardhur pa arsye…Projekti i ri filmik në të cilin Kate po merr pjesë, nën regjinë e Sia-s, ka kërkuar që Hudson të ‘sakrifikojë’ flokët e artë për këtë rol premtues, të cilin do ta shohim shumë shpejtë të  shpërfaqur në ekranin e kinemasë. Ellen nuk e ka lënë këtë rast t’i kalojë lehtë, duke shfaqur mjaft interes për prerjen shkurt të aktores, e këtë e ka lidhur drejtpërdrejtë me të dashurin e Kate. “Ç’mendim ka Danny për look-un e ri, pasi shpesh djemtë nuk i preferojnë modele kaq të shkurtra?”, ka pyetur moderatorja, ndërsa Hudson nuk e ka lënë pa një përgjigje. “Seriozisht? Epo, shpresoj që lidhja jonë të mund të transhendojë flokët”, ka thënë Kate duke qeshur, duke mos treguar kështu shumë interes për opinionin e të dashurit të ri. E në fakt, qendrime të tilla i kemi parë shpesh nga ana e aktores, për të mos thënë që kjo është arsyeja primare pse publiku e do aq shumë…