Kapen 470 kg marijuanë duke u transportuar me avionë nga Shqipëria në Itali

foto sequestro droga record Guardia Finanza in porto Ancona:fra poco esce notizia in rete.

Avionë turistikë transportonin drogë nga Shqipëria në Itali, duke u ulur në sipërfaqe të improvizuara në zona të izoluara të vendit fqinj.Agjentët e Guardia di Finanza në Torino kanë shkatërruar një nga organizatat më të mëdha italo-shqiptare të trafikut të drogës, raporton agjencia e lajmeve ANSA. Sipas burimit mediatik, janë 7 personat e arrestuar nga 10 gjithësej, si dhe 470 kilogramë marijuanë e sekuestruar. Agjentët kanë konfiskuar gjithashtu një avion turizmi dhe dy mjete që përdoreshin për transportin.