Kaos me qarkullimin rrugor në Tiranë

Kaos me qarkullimin në Tiranë. Prej disa minutash në akset kryesore hyrëse të kryeqytetit ka një trafik shumë të rënduar, që ka bërë që lëvizja me automjete të jetë thuajse e pamundur. Pjesët më të rënduara janë hyrja tek Rruga e Durrësit deri në qendër, hyrja nga Zogu i Zi drejt Unazës, në të dy krahët e saj, si dhe në rrugën e Kavajës e atë Myslym Shyri. Mungesa e informacionit por edhe e orientimit nga punonjësit e policisë rrugore e kanë bërë gjendjen edhe më kaotike. Shkak për bllokimin është bërë edhe një aktivitet që zhvillohet për dhunën ndaj grave e që mbahet në sheshin kryesor të kryeqytetit.