Kanye West shpall kandidaturën për president të SHBA

Kanye West dëshiron të ulet në karrigen e presidentit të SHBA në vitin 2020. Ndërsa Kim Kardashian do të jetë Zonja e Parë. Ambicien reperi 38 – vjeçar e ka shprehur mbrëmë gjatë performancës së tij në VMA duke i lënë të gjithë më gojë hapur. Kaney West ishte duke mbajtur një fjalim për arritjet e deritanishme në muzikë ku u nderua edhe me një çmim, kur shpalli kandidaturën e tij për garën presidenciale të vitit 2020. Kim Kardashian dhe Kanye West duket se nuk janë të ngopur me famën që kanë por duan edhe pushtet politik.