Kanye West po e mendon seriozisht kandidaturën për president

Kanye West i cili është shprehur se do të garojë për president të SHBA-së në MTV “Video Music Awards 2015”, një muaj më parë, thotë se deklarata që ka bërë është serioze. Megjithatë, reperi mendon se do t’i duhet pak kohë derisa të bëjë shpalljen zyrtare të kandidaturës së tij. West, i cili është i martuar me yllin e reality Tv Kim Kardashian ka deklaruar se po planifikon të kandidojë për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2020. West thotë se ka plot 5 vite kohë për tu ulur dhe menduar, dhe gjithashtu edhe për tu përgatitur për garën presidenciale.