Kanye West ndalet në mes të rrugës për të ndihmuar një të pastrehë

Kanye West ndihmoi përsëri një të pastrehë që qëndronte në rrugë duke mbajtur një leter “gjithçka ndihmon”, gjatë një daljeje në austostradë në Calabasas.

Reperi i famshëm amerikan doli nga makina e tij, Lamborghini 200 mijë dollarëshe, ndërsa urdhëroi truprojën e tij t’i jepte atij disa para. Fituesi 21 herë i “Grammy”, këtë vit ka për qëllim të ndihmojë sa më shumë përmes “Sunday Service”.

“Unë e di se Zoti më ka thirrur për një kohë të gjatë dhe djalli po më largonte për një kohë të gjatë”, i tha Westi pastorit Joel Osteen në nëntor.42-vjeçari njihet për humanitetin dhe ndihmat e vazhdueshme që bën për njerëzit në nevojë dhe ky nuk ishte veprimi i tij i vetëm.