Kantautori Ermal Meta rikthehet në Tiranë

BILBAO, SPAIN - NOVEMBER 04: Italian singer Ermal Meta attends the MTV EMAs 2018 on November 4, 2018 in Bilbao, Spain. (Photo by Stephane Cardinale - Corbis/Corbis via Getty Images)

Këngëtari i njohur do të rikthehet sërish në Tiranë për të dhuruar spektakël në Pallatin e Kongreseve. Lajmin e bukur e ka dhënë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili shprehet se pavarësisht famës ndërkombëtare, Ermali s’e harron kurrë skenën shqiptare.

“Ju kujtohen emocionet e koncertit të Ermal Metës? Talenti shqiptar kthehet përsëri në Tiranën e tij, krahas 23 koncerteve në skenat më të mira në 19 qytete italiane. Pavarësisht famës ndërkombëtare, Ermali s’e harron kurrë skenën shqiptare, ku këtë herë do të dhurojë një supershfaqje te Pallati i Kongreseve. Së bashku me katër artistë të talentuar italianë të GnuQuartet do të sjellin një atmosferë magjike që nuk duhet humbur . Kur? Më 4 Mars, ndaj bëj grupin e shihemi atje!”