Kanada, ortek masiv në veri-lindje të Vankuverit, 5 të vdekur

Një ortek i përmasave të mëdha në perëndim të Kanadasë u ka marrë jetën të paktën 5 personave që po lëviznin me motorë dëbore. Lajmin e kanë bërë të ditur autoritetet lokale, sipas të cilave orteku ra në veri-lindje të Vankuverit, në provincën e Kolumbisë Britanike. Një zëdhënës i qendrës që monitoron orteqet ka deklaruar se, vërshimi i masivit të dëborës është shkaktuar nga një aktivitet njerëzor dhe ka goditur tre grupe udhëtarësh.