Kamioni i tragjedisë në Austri, në autorët; 3 bullgarë e një afgan

Një nga tragjeditë më të mëdha tokësore për vdekjen e emigrantëve, ajo e kamionit në Austri, nuk ngeli pa autorë të cilët tashmë janë pas hekurave. Policia hungareze ka arrestuar 4 persona si fajtorët kryesorë për vdekjen e 71 emigrantëve në kushte çnjerëzore, të cilët ishin lënë për disa ditë brenda një kamioni të tipit frigoriferik.Përkatësisht 3 prej tyre janë bullgarë,ndërsa njëri afgan. Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje autoriteteve të BE-së për më shumë vigjilencë ndaj të tilla rasteve, jo vetëm në rrugë detare por edhe në ato tokësore.