Kamëz, aksidentohet kryebashkiaku Xhelal Mziu

Makina me të cilën udhëtonte kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu është aksidentuar mesditen e sotme. Aksidenti ka ndodhur pranë një pike karburanti në afërs të Kamzës. Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se kryebashkiaku Mziu ka pësuar vetëm disa dëmtime të lehta dhe është jashtë rrezikut për jetën. Mjeti me të cilin udhëtonte Mziu ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një tjetër në rrethana ende të paqarta, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e saj.