“Kam 4 muaj esëll”, Miley tregon sa mirë i ka ndikuar marrëdhënia me Cody Simpson

Ditën e djeshme, 26-vjeçarja, Miley Cyrus ka zbuluar një fakt të ri rreth vetes dhe shëndetit të saj. “Kam 4 muaj esëll. Ndihem më mirë se kurrë”, tregon këngëtarja. Miley e ka pranuar gjithmonë që ka qenë përdoruese e substancave të ndaluara të ndryshme dhe madje ka publikuar këngën “We Can’t Stop”, pikërisht për këtë gjë. “Unë jo vetëm kam pirë duhan, por e kam kaluar dhe të substanca të tjera bimore, kam eksperimentuar me to dhe kënga ime më e dëgjuar është për jetën e çmendur dhe të marrësh substanca në banjë”, thotë ajo. Këto muaj esëll të këngëtares janë pikërisht koha që është zbuluar ndarja e saj nga ish-bashkëshorti, Liam. Pas një flirti 6-javor me Kaitlynn Carter, ajo filloi një lidhje të re me shokun e saj të fëmijërisë Cody Simpson dhe pranon se marrëdhënia e tyre në këto momente është e shëndetshme dhe se janë të lumtur me praninë e njëri-tjetrit.