Kaloi një natë me aktorin hollivudian, 21-vjeçaren e heqin nga puna

Një kamarjere raportohet se është përjashtuar nga puna e saj në “Chiltern Firehouse” pasi njëri prej menaxherëve e gjeti atë të zhveshur në dhomën e Orlando Bloom, pas një nate pasionante me aktorin.

Sipas “The Sun”, Vivian Ross i është bashkuar yllit hollivudian 40-vjeç në suitën e tij pasi ka mbaruar turnin e punës.

Por gjërat nuk kanë shkuar mirë për të, pasi 21-vjeçarja është gjetur nga menaxheri i saj ditën e nesërme në dhomën e Bloom, kur ky i fundit ishte larguar. Ross ka marrë menjëherë lajmërimin për t’u larguar nga puna me arsyen se shoqërohet me klienët, gjë që është e ndaluar.