Kalimi në dixhital shtyhet me 30 ditë, nis në tetor

Shtyhet me 30 ditë, fikja e transmetimeve analoge në qarkun e Tiranës, Durrësit dhe Vlorës. Kalimi në dixhital i parashikuar për 1 shtator, do të nisë në fillim të tetorit.
Vendimi është marrë në mënyrë unanime nga Bordi i AMA-s pas një sondazhi të kryer sipas të cilit ende një numër shumë i madh qytetarësh vazhdojnë të shikojnë transmetimet analoge.
Sala: “Bordi i AMA-s vlerëson se shtyrja me katër javë u krijon mundësi qytetarëve të marrin masa që të përfitojnë nga shërbimet audiovizive dhe do tu jepet mundësia operatorëve të realiziojnë në mënyrë sa më profesionale shitjen kundrejt qytetarëve. Kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët sepse shtyrjet e herëpashershme krijojnë një lloj konfuzioni.”
Kryetari i AMA-s, në një konferencë për mediat kërkoi që operatorët ekonomik në treg që tregtojnë dekoderat të japin informacion në mënyrë të përsëritur lidhur me sasinë e dekoderave që disponojnë.
Gentian Sala gjithashtu kërkoi nga operatorët privatë kombëtarë që ende nuk mbulojnë me sinjal bashkitë Sarandë dhe Himarë në qarkun e Vlorës të marrin masa të menjëhershme për shtrimin e infrastrukturës dixhitale.
Së fundi, Sala tha se Bordi i AMA-s ka vendosur që ti drejtohet menjëherë me kërkesë qeverisë për ngritjen e menjëhershme të Komitetit Ndërinstitucional të Punës për ndjekjen e dixhitalizimit që nuk funksionopn prej 2017, për arsye se Ministria e Inovacionit që ekzistonte në atë kohë nuk është më në qeverinë e re të paszgjedhjeve.