Kaka bën “dopietë” jashtë fushe, mendon të martohet sërish

Rikardo Kaka po kalon periudhën më të bukur të jetës së tij.
Këtë e ka zbuluar vetë fituesi i “Topit të Artë”, i cili ka lajmëruar se do të martohet sërish, pas divorcit në vitit 2015 me Caroline Celico. Si për koincidencë e fejuara aktuale e Kaka mban po të njëjtin emër me atë të ish-bashkëshortes së tij, me të cilën njihej që prej fëmijërisë. 36 vjeçari njoftoi përmes rrjetit social “Instagram” se do të martohet me modelen Caroline Diaz.
Kaka u shpreh se brazilanja e ka bërë atë mashkullin më të lumtur në botë teksa pranoi propozimin e tij për martesë. Gjithashtu, ish-ylli i Milanit dhe Realit të Madridit i premtoi Caroline se do të bëj gjithçka që ta bëj atë të ndihet gruaja më fatlume. Siç duket 2019 është programuar për të qënë gjatë në memorien e ish-futbollistit.