Ka fituar “Oscar”, Eddie Redmayne udhëton me transport publik

Aktori Eddie Redmayne i ka të gjitha kushtet për të bërë një jetë shumë luksoze, mirëpo ai ka vendosur të mbetet modes. 37-vjeçari rregullisht përdor metronë londineze për të arritur në destinacionet e dëshiruara në qytetin e tij.
Disa fansa e kanë parë atë duke udhëtuar me metro, ku qëndronte duke dëgjuar muzikë dhe duke lexuar gazetën.
Redmayne në disa intervista në të kaluarën ka thënë se i pëlqen të bëjë jetë të zakonshme dhe se përpiqet t’i edukojë dy fëmijët e tij në mënyrën më të mirë të mundshme.