Justin Bieber thyen betimin, qethet zero!

Këngëtari Justin Bieber ka bërë një ndryshim rrënjësor në paraqitjen e tij. Tani nuk do shohim më flokët e tij të verdhë e të çrregullt pasi ylli i popit i ka prerë.
Në një fotografi të publikuar në Instagram, 24-vjeçari publikoi një pamje më të pastër të fytyrës së tij.
Nuk dihet nëse ky ndryshim është realizuar pas lutjeve të partneres së tij Hailey Baldwin apo ishte zgjedhja e tij.
Ishte zotuar se do t’i rriste flokët derisa të arrinin tek këmbët, por duket se është penduar dhe ka ndryshuar mendje totalisht.