Justin Bieber sqaron: E dua Selena Gomez, por jam i dashuruar me gruan time

Justin Bieber është shpesh në syrin e medias për historinë me bashkëshorten Hailey. Nuk mungojnë asnjëherë komentet se është ende i dashuruar me Selenën dhe dëshiron të kthehet me të.

Ylli i popit vendosi që ti japë fund këtyre spekulimeve duke treguar publikisht se këngëtarja do të ketë gjithmonë një vend në zemrën e tij, por është i dashuruar kokë e këmbë me Hailey.

25-vjeçari publikoi një llogari në Instagram dhe komentin që i kishte bërë duke e shoqëruar me shkrimin: “Stop me këto mesazhe për Hailey dhe mua, nëse më doni, merrni këtë koment dhe shpërndajeni”.

Komenti i Justin: “Papjekuria juaj që të krijoni një llogari për të ofenduar gruan time dhe mua është totalisht absurde. Përse duhet t’ia dedikoj të gjithë jetën time dikujt me martesë dhe të dua të kthehem me ishin tim. Unë absolutisht e kam dashur dhe e dua Selenën, ajo gjithmonë do të ketë një vend në zemrën time, por unë jam shumë i dashuruar me gruan time dhe ajo është gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë”.

Ai shtoi se kjo është një përgjigje për të gjithë ato njerëz që guxojnë të krahasojnë gruan e tij me ish-të dashurën. Për Justin është e rëndësishme që cdo person i cili e përkrah ta shpërndajë komentin dhe të gjithë të respektojnë Hailey pasi ajo është e vetmja që i jep lumturi.