Justin Bieber prezanton Hailey Baldwin si gruan e tij në qytetin e lindjes

Në turin që Justin Bieber do të mbajë në Stratford, Ontario, të titulluar “Justin Bieber:Steps To Stardom” kushtuar karrierës së tij, duket se po i tregon të gjithëve në vendlindjen e tij se Hailey Baldwin është tashmë gruaja e tij.

Në një post të Instagram më 1 tetor, Muzeu i “Stratford Perth “tregoi jashtë ekspozitës një tabelë ku fansat mund të shkruajnë mesazhe për idhullin e tyre të muzikës. Në foto dukej edhe një mesazh nga modelja 21-vjeçare që shkruante”” Do të dua përgjithmonë- Hailey B. ”

Foton e shoqëronte përshkrimi:” Ne ishim aq të kënaqur që kishim një mysafire kaq të veçantë që vizitoi muzeun dje (së bashku me bashkëshortin e saj shumë të veçantë) “duke iu referuar Hailey dhe Justin.
Bashkëshort?!? Ky është konfirmimi më i afërt që kemi që çifti në të vërtetë janë celebruar në një ceremoni në gjykatë, ndërsa thuhet se planifikojnë një ceremoni të vogël fetare për familjen dhe miqtë.