Justin Bieber lë muzikën për shkak të fesë?

Fansat e Justin Bieber besojnë se këngëtari ka hequr dorë nga muzika, pasi anuloi pa ndonjë shpjegim 14 koncerte nga turneu botëror “Purpose”. Menjëherë nisën spekulime nga më të ndryshmet, ku thuhej se ai do ta lërë muzikën dhe do t’i përkushtohet krishterimit.

Ky lajm bëri që shumë fansa të kanadezit të besonin se ai ka hequr dorë nga muzika, pasi kishte zhvilluar një sërë performancash joentuziaste para se t’i anulonte koncertet.

“TMZ”-ja raporton se këngëtari do të kthehet në studio në të ardhmen dhe se feja nuk do ta pengojë që të vazhdojë të merret me muzikë.