Justin Bieber hedh këpucën në publik gjatë koncertit, fansi e nxjerr në ankand

Këngëtari me famë botërore Justin Bieber adhurohet nga shumë fansa në mbarë botën. Por ylli i muzikës pop, ka edhe grupin e njerëzve që nuk e pëlqejnë aspak atë.  Ai njihet për incidentet e vogla që ka pasur me fansat e tij. Gjithsesi sot nuk do të flasim për ndonjë skandal të këngëtarit kanadez.

Në këtë artikull në fakt do të lexoni për një këpucë të Justin Justin Bieber. Mund t’ju duket e çuditshme, por Justin Biber, gjatë një koncerti ka hedhur këpucën e tij në publik.

Këpuca e tij ekzaktësisht e djathta, e modelit “Yeezy Boost 350 V2s” është pritur nga një fansi i tij, ku ky i fundit më pas ka vendosur ta hedhë në ankand në “Ebay”.

Deri tani vlera e këpucës është 5700 dollarë. Ankandi do të vazhdojë deri më datën 4 korrik. “Pronari” i këpucës ka deklaruar se të ardhurat e shitjes së këpucës do t’i dhurojë për bamirësi.