Justin Bieber dhe Hailey Baldwin drejt ndarjes?

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin nuk po kalojnë një moment të mirë. Një burim për “Us Weekly” tregon se çifti po kalon një periudhë të vështirë me sfidat dhe problemet personale të Justin Bieber dhe nuk ka qenë e lehtë për ta.
Një burim i afërt me miqtë e tyre është shprehur se janë të shqetësuar për marrëdhënien e tij me Hailey-n, pasi kanë ende probleme me çështjen e besimit dhe është një kohë e vështirë për ta.
“Ai ende dëshiron dhe ka nevojë që ajo të jetë bashkëshortja e tij dhe ajo dëshiron ta mbështesë atë. Por, është e vështirë kur ai po kalon gjithë këtë”, tha burimi.