“Justice League” i pari film DC për arkëtime në Kinë

“Justice League” është një film jo dhe aq me fat, pasi nuk u vlerësua nga shtypi botëror, ndërsa publiku u nda në mendime për realizimin e tij. Nuk është se ishte një dështim total, por një zhgënjim për arkëtimet për “Warner Bros. Pictures”.

Sipas lajmeve të fundit, filmi i regjisorit Zack Snyder do ta ketë të vështirë të kalojë arkëtimet globale të “Iron Man” të vitit 2013.

Por gjithsesi ka një lajm të mirë. Filmi është shndërruar në të parin e frymëzuar nga të animuarit e “DC Comics” që ka kaluar kuotën e 100 milionë  dollarëve në Kinë.

Filmi u drejtua nga Snyder dhe më pas u rishkua e rimontua nga Joss Whedon, gjë që çoi në formulimin e shumë peticioneve, duke nxitur thashetheme për probleme.