Ju prezantojmë me rekordet e Rita Orës

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka publikuar sukseset që ka arritur gjatë vitit 2018.

“Femra me top 10 këngë solo në historinë e Anglisë, përmbi 1.7 miliardë kërkime, 250 milionë për “Let you love me”, video me koreografinë më të mirë në VMA “Lonely Together” me Avicii, çmimi global “Këngëtarja më e mirë Pop””, janë rezultatet e publikuara nga ajo.

Rita, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka falënderuar të gjithë ata që e kanë përkrahur deri më tani.

“Jam shumë falënderuese dhe mirënjohëse për të gjithë fansat e mi dhe industrinë që më kanë përkrahur. Publikova albumin tim pas gjashtë vitesh dhe ende kam kaq shumë mbështetje është shumë e mirë. Faleminderit të gjithëve”, ka shkruar Rita.