“JT See Mee” thirrja që bëri Justin Timberlake të ndërpresë turneun për të vizituar një spital fëmijësh

Justin Timberlake momentalisht është i angazhuar me turneun e tij muzikor “Man Of The Woods” duke i kushtuar të gjithë kohën dhe energjinë e tij.

Ai po udhëton në vende të ndryshme të Shteteve të Bashkuara për të dhënë shfaqje live por një thirrje shumë e dashur dhe e ndjerë e ka bërë që ta ndërpresë turneun për pak kohë.

Fëmijët e sëmurë të spitalit San Antonio në Teksas kanë bërë një video të shkurtër ku nën ritmet e këngës së tij “Can’t Stop The Feeling” i bëjnë thirrje këngëtarit që të vijë e t’i vizitojë.

Kjo video e cila u bë menjëherë virale tërhoqi vëmendjen e 37-vjeçarit i cili ndërpreu të gjithë punën e tij për tu bërë fëmijëve ëndrrën realitet.

Ata kanë shkrepur foto e kanë kënduar të gjithë së bashku ndërkohë që Timberlake është prekur shumë nga gjesti i tyre.