Jonida Maliqi sonte në finalen e Eurovizionit, merr surprizën e madhe nga mijëra fansa vlonjatë

Sot është nata finale e Eurovision. Shqipëria kaloi gjysmë finalen me shumë dinjitet duke u kualifikuar për mbrëmjen e sotme. Jonida Maliqi ia doli të rrëmbej zemrat dhe votat e publikut teksa këndon sot e dyta në radhë. Por pak orë para finales ajo ka marr një surprizën të madhe nga moderatori i Intv Ermal Peçi dhe mijëra vlonjatë.

Ermali ka postuar një video elektrizuese teksa me mijëra ndjekës nga Lungomare e Vlorës përshendesin europen me hyrjen klasike të çdo votimi në Eurosong dhe i japin simbolikisht me brohorima dhe mijëra drita të ndezura mbështetje Jonidës! Këngëtarja është prekur nga gjithë kjo dashuri dhe shkruan: ‘Nuk e di, jam me fat të kem pranë një mik si ty Ermal Peçi, e që më bën të përjetoj një emocion kaq të madh pikërisht sot në një ditë kaq të rëndësishme jo vetëm për mua por për të gjithë ne që kemi shqiponjën në zemër. Të dua fort, mirënjohje për çdo dritë të ndezur që ndez dritën e shpirtit tim sa herë ngjitem në skenë!’

Suksese Jonida, paç fat edhe sot!