Jonida Maliqi performon në Londër, “Ktheju tokës” pritet me entuziazëm nga publiku londinez

Në kuadër të performancave para netëve të Eurovisionit, Jonida Maliqi ka interpretuar në Londër këngën e saj përfaqësuese, “Ktheju tokës”.

Këngëtarja është mirëpritur mjaft mire nga publiku londinez gjatë interpretimit të këngës së saj në këtë skenë të veçantë.

“E befasuar dhe e përulur nga publiku mbresëlënës në Londër. Nuk mund të besoj”, ka shkruar Jonida në Instagram, ndërsa postimin e ka shoqëruar me një video nga performanca.Edicioni i sivjetshem i festivalit evropian të këngës do të mbahet në Tel Aviv të Izraelit me datat 14, 16 dhe 18 maj.

Në skenën e Eurosong, Jonida do të përfaqësojë Shqipërinë me këngën “Ktheju tokës”