Jolie & Pitt do të adoptojnë një fëmijë sirian

Në kulmin e krizës së refugjatëve aktorja e njohur Angelina Jolie ka vendosur të adoptojë një fëmijë sirian. Sipas raporteve të fundit aktorja hollywoodi – ane thuhet se është takuar me tre vëllezërit sirianë të cilët janë jetimë, pasi i ati i tyre është marrë nga ushtarët ndërsa nëna është vrarë në një incident gjatë bombardimeve të ndodhura. Ajo deri më tani ka kryer vizita të shumta në kampet e sirianëvë dhe është e vetëdijshme për mizoritë e ndodhura në këtë sferë të botës, ku mijëra persona kanë humbur jetën.