Jolie: Do jepja gjithçka që nëna ime të ishte me mua

Ajo është nëna e 6 fëmijëve por ky është roli më i vështirë për Angelina Jolie, e cila pavarësisht problemeve, ka mundur t’ja dalë të kujdeset për ta. Në një intervistë të dhënë së fundmi, aktorja 41-vjeçare ka rikujtuar nënën e saj, e cila vdiq nga kanceri në vitin 2007, në moshën 56-vjeçare.

“Ajo do të kishte rilindur nëse do e kishte provuar të ishte gjyshe”, ka thënë Jolie, duke menduar marrëdhënien e nënës së saj me 6 fëmijët.
“E di shumë mirë se sa shumë do kishte ndikuar ajo në jetën e tyre dhe jam shumë e trishtuar që atyre iu mungon kjo ndjesi”.

Viti i kaluar ka qënë shumë i tensionuar për aktoren, e cila bëri kërkesën për t’u divorcuar nga Pitt në shtator të vitit 2016.

“Do jepja gjithçka që ajo të ishte me mua në këtë peridhë të jetës sime. Kam patur shumë nevojë për të. Flas me të shpesh herë në mendjen time, duke menduar se çfarë do më kishte këshilluar në situata të ndryshme”.