Johnny Depp lëndohet gjatë xhirimeve, shkon në spital

Aktori Johnny Depp ndodhet në Malin e Zi, për xhirimet e filmit të tij më të ri “Minimata”. Mediet malazeze kanë shkruar se gjatë xhirimeve ka ndodhur një incident, si rrjedhojë i të cilit aktori ka pasuar disa lëndime. 55-vjeçari më pas është dërguar në spitalin më të afërt, ku ka marrë trajtimin e duhur mjekësor. Mësohet se gjendja e tij është stabilizuar dhe pritet që në ditët në vijim të nisë përsëri xhirimet.