Johnny Depp: Kam përgatitur rolin e Jack Sparrow duke mbinxehur trurin

Siç kemi raportuar ditë më parë, Johnny Depp nuk do të jetë më Jack Sparrow në sagën “Pirates of the Caribbean”, pas pesë filmave. Figura e tij do të mbetet gjithmonë e lidhur me rolin e piratit të paqartë dhe me lëvizjet e çrregullta. Së fundmi, Johnny Depp zbuloi sekretin që e ndihmoi të krijonte një personazh të aftë që të depërtonte në mendjen dhe zemrat e publikut. Mesa duket aktori i dha jetë Jack Sparrow duke kaluar shumë kohë në sauna.

“Kapiteni Jack Sparrow lindi në një sauna. Imagjinova këtë personazh që ka kaluar shumë kohë në det të hapur dhe me shumë mundësi duhet të përballonte të nxehtin, i nxehti që i kishte mbinxehur trurin. Kështu që qëndrova në sauna deri sa mund të rezistoja, deri sa nxehtësia nuk nisi që të ndikonte në trurin tim. Ishte shumë, shumë nxehtë edhe truri im ishte po aq. Ndërsa isha atje, në një temperaturë aq të lartë sa bënte të pamundur ndonjë lëvizje dhe nëse përpiqesh të lëvizësh, nxehtësia rrezikon të të vrasë. Kështu interpretova Jack si të kisha trurin e mbinxehur dhe efektet e saunës më ndihmuan të lëvizja sikur të isha gjithmonë në një anije“, deklaroi Depp.