Johnny Depp drejt martesës me balerinën ruse

Johnny Depp po shoqërohet me një balerinë ruse 30 vjet më të re dhe sipas medies po planifikojnë martesën.
Aktori hollivudian dhe Polina Glen po jetojnë në shtëpinë e tij në Los Anxhelos dhe ajo e ka shoqëruar në sheshxhirimet e filmave dhe në turnetë me grupin “Hollywood Vampires”.Polina është një balerinë e formuar dhe koreografe, rreth 25 vjeçe, nga Shën Pjetërburgu.
“Mail Online” shkruan se lidhja mes tyre duket serioze dhe Polina beson se ata do të martohen dhe se aktori dëshiron të shkojë në Rusi për t’u takuar me prindërit e saj.