“John Wick 3”, del fotoja e parë e Halle Berry

‘John Wick” është bërë një nga filmat më të suksesshëm të viteve të fundit dhe prej pak kohësh kanë nisur edhe xhirimet e kapitullit të tretë. Data e premierës së filmit, që do të jetë më 17 maj të vitit 2019. Mes aktorëve që do të jenë pjesë e këtij filmi është edhe aktorja e famshme Halle Berry, ku së fundmi është publikuar një foto gjatë xhirimeve të saj.“John Wick (Keanu Reeves) është në arrati për dy arsye…ai po kërkohet botërisht me kontratë të hapur prej 14 milionë dollarësh për kokën e tij dhe sepse theu një rregull, duke vrarë në hotelin ‘Continental’. Viktima ishte një anëtar i High Table, i cili urdhëroi kontratën e hapur. John duhet të ishte ekzekutuar, por falë ndihmës së menaxherit të ‘Continental’, Winston i dha një ore kohë përpara se t’i merrej anëtarësia, duke e ndaluar nga të gjitha shërbimet. John përdor industrinë e shërbimit për të mbetur i gjallë, ndërsa lufton duke vrarë gjatë largimit të tij nga New York”.