Jo vetëm aktor, por edhe njeri i madh! The Rock mesazh special për të riun me kancer

Një djalë nga Hawaii, i cili vuan nga kanceri në tru, mori një mesazh special nga aktori i tij i preferuar, Dwayne ‘The Rock’ Johnson.
“Ky mesazh është për mikun tim Jayvis. Kam mësuar se je në një luftë. Tani je në një luftë të mirë. Qëndro i fortë. Vazhdo të frymëzosh njerëzit rreth teje, duke përfshirë dhe mua. Qëndro i fortë, ke për ta fituar betejën”, tha Johnson.
Pasi pa mesazhin, Halla e Jayvis deklaroi se sytë e tij u bënë aq të mëdha dhe pati një buzëqeshje të madhe saqë beson se e la atë në një gjendje shpirtërore të mirë.