Jimmy Kimmel zbulon dietën ekstreme me të cilën u dobësua shpejt

Këtë vit është vënë re një ndryshim shumë i madh në peshën e moderatorit Jimmy kimmel. Ai është dobësuar shumë, por kjo është hera e parë që Jimmy flet për dietën ekstreme që po ndjek. I ftuar në emisionin The View Mondsay, Live With Kelly, Jimmy tregon se si humbi kaq shumë peshë. “Kjo që unë po ndjek është një dietë e arsyeshme. Ditën e hënë dhe të enjten unë nuk ushqehem”, -thotë ai

Reagimi i zakonshëm për një rast të tillë është habia, e duke e parashikuar këtë, Jimmy Kimmel vazhdon: “Gjatë atyre dy ditëve unë marr vetëm 500 kalori”. Pavarësisht shpjegimit të Jimmy sërish 500 kalori janë shumë pak, e kur nje mashkull pretendohet të konsumojë mbi 5 fish më shumë. Dieta të tilla ekstreme zakonisht lënë disa pasoja të lehta tek një person, ku më e zakonshmja është marramendja, dhe nervoziteti. As Jimmy nuk qenka perfekt, edhe ai përballet me disa pasoja gjatë të hënës dhe të enjtes.

Jimmy shton: “Unë nuk mendoj se ka ndonjë problem me mua, por bashkëshortja ime dhe gjithë stafi me të cilin unë punoj, me thonë se këto dy ditë unë kthehem në një njeri të keq, tekanjoz. Megjithatë kjo nuk më intereson fare për aq kohë sa dieta funksionon tek unë. Mbase vuaj pak këto dy ditë, por gjatë javës ushqehem më shumë se dy persona bashkë”.