Jim Carrey rikthehet në rolin e Ace Ventura, pas më shumë se 2 dekadash

Më në fund do të kemi një trilogji të komedisë Ace Ventura me protagonist Jim Carrey që të gjithë e prisnin me padurim të rikthehej në ekran.

Burime pranë “We Got This Covered” shkruan një artikull ku tregohej se shumë shpejt do të nisin xhirimet për një film të tretë dhe kompania e filmit e kanë shpërndarë lajmin duke konfirmuar kështu gjithçka.
E kush nuk do të donte të shihte sërish heroin komik të kafshëve në ekran. Kujtojmë se Ave Ventura nxorri në kinematë botërore serinë e parë në vitin 1994, “Ace Ventura: Pet Detective” dhe një vit më vonë të dytën të quajtur “Ace Ventura: When Nature Calls”.
Sa i përket aktorit shumë të dashur të publikut, Jim Carrey, ai ende nuk ka dhënë prononcimin e tij ne lidhje me kete lajm.