Jeta e Katy Perry në një film

Këngëtarja 32-vjeçare lançoi të mërkurën videon prezantuese të filmit të saj të ardhshëm, i cili do të shfaqet në YouTube në 4 tetor. ” Will you be my witnnes?” është quajtur filmi i cili do të pasqyrojë jetën e këngëtares për 72 orë. ” Asgjë në jetën time nuk do të jetë private, publiku do të jetë dëshmitar i çdo momenti tim. Do të shohin Katyn në skenë, në joga, në depresion e në krevat.” – tha këngëtarja në videon prezantuese. Katy ka folur edhe për albumin e saj të ri nga ku është frymëzuar pwr titullin e filmit,”Witness” sipas këngëtares ka të bëjë me çlirimin seksual, mendor dhe shpirtëror. Ajo gjithashtu gjatë kësaj periudhe do të jetë e angazhuar në jurinë e spektaklit “American Idol”.