Jessie J pa komplekse, tregon të pasmet me celulit

Këngëtarja britanike është duke shijuar romancën me të dashurin Channing Tatum, me të cilin është në një lidhje prej tetorit të vitit të kaluar. Jessie J vendosi që të tregonte trupin e saj me celulit, pasi postoi disa foto në “Instagram”. “Për ata që më thonë se kam celulit. E di. Kam pasqyrë”, shkroi 30-vjeçarja.