Jessie J nuk heq dorë nga ëndërra për tu bërë nënë

Jessie J shpreson se një ditë do të bëhet nënë. Pasi zbuloi këtë muaj në një koncert se nuk është në gjendje të lindë fëmijë, këngëtarja tha se po bën gjithçka që mundet për të ardhmen e saj dhe që të mbetet shtatzënë.
“Pas shpjegimit të kuptimit të këngës ‘Four Letter Word’, kam marrë shumë mbështetje dhe inkurajime nga fansat. Faleminderit shumë,”-shkruajti Jessie në Instagram.
“Para katër vitesh më është thënë se nuk mund të lind fëmijë. Po ashtu, më kanë thënë se kam nevojë për histerektomi (heqje të mitrës) dhe një sasi të madhe barnash. E kam refuzuar histerekteminë dhe marr barna natyrale, si edhe jam në një dietë të veçantë. Nuk kam hequr dorë dhe po bëj gjithçka që shtatzënia të ndodhë në mënyrën më të mirë të mundshme.”
Gjatë një performance në Royal Albert Hall në Londër, këngëtarja u hap për vështirësitë që kishte përjetuar.