Jessie J emocionale në skenë, zbulon se nuk do mund të bëhet nënë

Jessie J ka krijur një moment emocional në skenë kur u tha fansave se nuk mund të kishte fëmijë.

Ajo gjeti guximin në shfaqjen e Royal Albert Hall mbrëmjen e së hënës dhe rrëfeu që e zbuloi lajmin katër vite më parë por e mbajti sekret deri tani.

Por, ylli i popit u zotua se do përdorë çdo metodë për tu bërë nënë.

Para se të performonte këngën “Four Letter Word”, nga albumi i saj i fundit R.O.S.E., 30-vjeçarja u tha fansave: “Më thënë katër vite më parë se nuk do të mund të kem kurrë fëmijë. Nuk ua tregoj për simpanti sepse unë jam 1 nga miliona gra dhe burra që po kalojnë dhe do kalojnë këtë situatë. ”

Duke ofruar këshilla dhe dhënë fjalë inkurajuese për njerëz që po kalojnë çaste të ngjashme, Jessie shtoi: “Nuk është diçka që na përcakton ne por doja të shkruaja këtë këngë për veten time në momentin e dhimbjes dhe trishtimit, por edhe për ti dhënë vetes gëzim, për tu dhënë njerëzve diçka që mund ta dëgjojnë kur gjithçka bëhet më e vështirë.

Pra, nëse keni përjetuar ndonjëherë ndonjë gjë më lidhje me këtë apo keni parë ndonjë tjetër të kalojë përmes kësaj ose ka humbur një fëmijë, atëherë ju lutemi, dijeni që nuk jeni vetëm në dhimbjen tuaj dhe unë po mendoj për ju kur këndoj këtë këngë.”

Këngëtarja ka shprehur më parë dëshirën e saj për të pasur fëmijë dhe, në vitin 2013, tha se donte të fillonte një familje ‘shumë shpejt’.