Jessica Alba "rrit" temperaturat në Meksikë

Në të vërtetë Meksika ka kaluar ditë me temperatura të nxehta, por sikur të mos mjaftonte vetëm kjo, Jessica i ka rritur akoma më tepër me prezencën e saj. 34-vjecarja, nën shoqërinë e bashkëshortit të saj Cash Warren dhe me bikini të bardha, ka zbukuruar bregdetin me format e saj perfeke.Paparacët kanë arritur t’i bëjnë disa shkrepje, teksa aktorja me famë botërore ishte duke shijuar këto ditë pushimi.