Jennifer Lopez e kritikon ish të dashurin, s’i pëlqejnë tatuazhet e tij

Jennifer Lopez nuk është fanse e tatuazheve të Ben Affleck.Aktorja e këngëtarja, ka thënë se tatuazhi që Ben ka në shpinë është masiv dhe i shëmtuar.“Është e tmerrshme, Tatuazhet e tij janë të mëdha dhe gjithmonë kanë shumë ngjyra. S’duhet të jenë aq të larmishme në ngjyra. Duhet të jenë më cool”, ka thënë Lopez. Në dhjetor të vitit të kaluar, Ben ka treguar se ka bërë një tatuazh të madh në shpinën e tij, duke e paraqitur një feniks të madh e të rrethuar me shumë ngjyra.