Jennifer Lopez dhe Casper Smart, çift skeletësh për Halloween

Jennifer Lopez dhe Casper Smart janë shfaqur mëse të dashuruar teksa janë fotografuar përkrahë njëri tjetrit në festën e Halloween në klubin Lavo të Nju Jorkut. Bukuroshja 46-vjeçare dukej e mrekullueshme me lentet e saj blu dhe fytyrën e pikturuar ndërkohë që mbante veshur një fustan të zi mahnitës. Ndërsa balerini Smart ishte kombinuar gjithashtu me këngëtaren i veshur me një kostum të zi nën bojën e Halloween.