Jennifer Lopez dhe Alex Rodrigez do të ftojnë ish-at e tyre në dasmë

Fejesa e Jennifer Lopez me partnerin e saj, Alex Rodriguez, u kthye në ngjarjen më të bujshme të këtyre muajve, pas propozimit super romantik që Alex-i i bëri këngëtares.
Shumë shpejt, çifti do të kurorëzojë dashurinë me martesë dhe që tani kanë nisur përgatitjet e para për dasmën.Madje, çifti e ka bërë gati listën e të ftuarve dhe Alex na befasoi të gjithëve me deklaratën e fundit për pjesëmarrësit në dasmën e tyre.Partneri i këngëtares rrëfeu një intervistë në “GMA 3: Strahan, Sara and Keke” se pjesë e dasmës së tyre do të jenë edhe ish-partnerët e secilit.
“Sa më shumë, aq më mirë”- u shpreh Rodriguez dhe ne ngelëm pa fjalë!
Kjo nuk ishte parë ndonjëherë më parë dhe mezi po presim të shohim fytyrat e ish-ëve në dasmë, kur të shohin Jennifer-in dhe Alex-in si nuse e dhëndër!