Jennifer Aniston shfaqet më e mërzitur se kurrë

Ndarjet, asnjëherë nuk janë të mira, e sidomos kur bëhet fjalë për një histori pasionante dashurie. Javën e shkuar, aktorja e njohur Jennifer Aniston deklaroi ndarjen nga partneri i saj Justin Theroux dhe një lajm i tillë sigurisht që bëri xhiron e botës.

Edhe pse vet aktorja 49 vjeçare është përpjekur që gjatë këtyre ditëve të mbajë një profil publik tepër të rezervuar dhe larg mediave e paparacëve, sërisht nuk i ka shpëtuar dot vëmendjes së këtyre të fundit. Sipas britanikes Dailymail, ajo është fotografuar mbrëmjen e djeshme duke dal nga TCL, ndryshe i njohur si teatri kinez, ku kishte ndjekur me miqtë e saj premierën e filmit ku interpreton miku i saj Jason Batman.

Jennifer dukej tepër e ngrysur dhe me një portret të zymtë. E veshur e gjitha me të zeza, me një pallto të gjatë dhe sandale me takë elegante, pavarësisht kujdesit për pamjen e jashtme, asgjë nuk e ka fshehur trishtimin në fytyrën e aktores së famshme.

Me sa duket, ajo po e vuan shumë ndarjen nga Theroux, gjë të cilën tashmë nuk e fsheh dot më.