Jean-Claude Van Damme nis stërvitjen për filmat e rinj

Ai është një ndër ikonat e filmave me arte marciale dhe aksion dhe 58-vjeçari nuk ka ndërmend që të ndalet. Me anë të një postimi në rrjetin social “Instagram”, Jean-Claude Van Damme njoftoi se do ta shohim protagonist në filma të tjerë në të ardhmen.“Përshëndetje! Kam nisur stërvitjen për filmat e mi të rinj dhe po mendoj rreth skenave të luftimit për filmat e ardhshëm. Ju dua të gjithëve”, shkroi JCVD.