Jay Z pranon tradhtinë përmes albumit të ri

Nëse “Lemonade” ishte albumi i akuzës, “4:44” është ai ku kërkohet falje!

Ishte bashkëshortja Beyonce ajo që nxori e para detaje nga tradhtia e Jay Z në albumin e saj “Lemonade”, i dalë një vit më parë. Dhe tani, vetë reperi flet për të në albumin e ri, “4:44”, të sapodalë në “Tidal”.

Beyonce nuk kurseu në album as grindjen në ashensor mes të motrës Solange Knowles dhe Jay Z, përmendjen e të dashurës si “vajzë e keqe”, por detajet e tradhtisë asnjëherë nuk janë bërë të ditura.

Madje në një këngë ajo ia shpreh qartë: “Ky është paralajmërimi i fundit / e di mendimin tim / nëse e bën prapë / do të thotë se do që ta humbësh gruan tënde”.

Ndërsa Jay-Z përmend përmes këngëve të albumit se tashmë i vjen shumë turp për atë që ka bërë, që mund t’i rrezikonte raportin me të bijën.

Në një këngë Jay Z repon: “Një burrë që nuk kujdeset për familjen, nuk është i pasur”.