Jason Statham flet për filmin e ri “The Meg”

Performanca në “The Meg” ka sjellë emocione të mëdha në jetën e Jason Statham. Duke luftuar me peshkaqenin më të madh në botë, 50-vjeçari ka realizuar një ëndërr. Në këtë film aktori i famshëm interpreton një shef të një instituti kërkimor që zbulon ekzistencën e një mbretërie të humbur i populluar nga krijesa që besoheshin se ishin zhdukur, duke përfshirë edhe një peshkaqen gjigant prehistorik.“Kush nuk dëshiron që të shikojë një film rreth një peshkaqeni të stërmadh që nuk ka ekzistuar? Dhe që unë mund të jem në kastin e aktorëve? Kjo është fantastike, nëse do të më shikoni duke u ndeshur me peshkaqenin vetëm me duar? Këtë nuk mund ta them, por nuk mund të them as që kjo nuk mund të ndodhë. Ky është një film aventurë me një peshkaqen gjigant. Jemi përpjekur që të krijojmë një botë të besueshme falë talentit të disa artistëve dhe është bashkuar një kast i mirë aktorësh nga e gjithë bota”, u shpreh Statham.
https://www.youtube.com/watch?v=2tNsQxUkLcs